Tela instalimi

H07V-U / H07V-R / H07V-K

Tela njëbërthamorë me izolim PVC, me përcjellës të fortë (U, R) ose fleksibël (K), për instalime në tuba dhe për lidhje në kuadro.

450/750 V Bakër (Cu) Izolim PVC Shumë ngjyra

Ofertë pa detyrim, me çmim dhe afat dorëzimi.

Disponueshmëria: na pyesni për stokun dhe afatin e dorëzimit.

Foto ilustruese: Adamantios (CC BY-SA 3.0); Wikimedia Commons.

Përshkrimi

Këta tela përdoren në tuba dhe kanale instalimi dhe për lidhjet e brendshme në kuadro elektrike. H07V-U ka përcjellës njëtelësh, H07V-R shumëtelësh të ngurtë, ndërsa H07V-K ka përcjellës shumë fleksibël, të lehtë për t'u futur në tuba dhe për lidhje me kapikorda. Ofrohen në ngjyra të ndryshme, përfshirë të verdhë-jeshilen për tokëzim. Në rajon njihen edhe si P dhe P/F.

Ku përdoret


Instalime në tuba dhe kanale

Lidhje të brendshme në kuadro

Lidhje tokëzimi

Pajisje dhe makineri

Të dhëna teknike

Tensioni nominal

450/750 V

Përcjellësi

Bakër, klasa 1 (U), 2 (R) ose 5 (K)

Izolimi

PVC

Temperatura max.

70 °C

Standardi

IEC 60227-3, EN 50525-2-31

Seksionet

1,5 – 240 mm²

Ngjyrat

E zezë, blu, kafe, gri, e kuqe, e verdhë-jeshile

Produkte të ngjashme

Kabllo instalimi me tre bërthama 3×2,5 mm²
NYM-J 300/500 V · Cu · instalim Kërko ofertë →
Bërthama fleksibël me mbaresa
H05VV-F 300/500 V · Cu fleksibël · PVC Kërko ofertë →
Kapikorda bakri dhe mbaresa
Kapikorda dhe bashkues bakri Bakër i kallajosur · 1,5 – 630 mm² Kërko ofertë →