Ndërprerës automatikë MCCB
Ndërprerës automatikë me trup të derdhur, për mbrojtjen e linjave, motorëve dhe transformatorëve nga mbingarkesat dhe lidhjet e shkurtra.
Ofertë pa detyrim, me çmim dhe afat dorëzimi.
Disponueshmëria: na pyesni për stokun dhe afatin e dorëzimit.
Foto ilustruese: shampoorobot (CC BY-SA 3.0), Balurbala (CC BY-SA 3.0), RPC Communication Unit (CC BY-SA 4.0); Wikimedia Commons.
Përshkrimi
MCCB-të janë mbrojtja kryesore në kuadrot e shpërndarjes dhe në daljet e kabinave TM/TU. Mbrojtja termike dhe magnetike rregullohet sipas ngarkesës, ndërsa versionet elektronike lejojnë rregullim më të saktë dhe selektivitet. Mund të pajisen me kontakte ndihmëse, bobina hapjeje, komandë motorike dhe montim të tërheqshëm.
Ku përdoret
Kuadro kryesore shpërndarjeje
Dalje nga transformatorët TM/TU
Mbrojtje e motorëve dhe pompave
Impiante industriale dhe fotovoltaike
Të dhëna teknike
Rryma nominale
16 – 1600 A
Polet
3P ose 4P
Fuqia e ndërprerjes
25 – 70 kA (400 V)
Mbrojtja
Termomagnetike ose elektronike
Tensioni
Deri 690 V AC
Standardi
IEC 60947-2
Aksesorët
Kontakte ndihmëse, bobina, komandë motorike
