Ndarësa të tensionit të mesëm
Ndarësa për ndarjen e dukshme të qarkut në linjat ajrore, kabinat dhe nënstacionet e tensionit të mesëm, me ose pa thika tokëzimi.
Ofertë pa detyrim, me çmim dhe afat dorëzimi.
Disponueshmëria: na pyesni për stokun dhe afatin e dorëzimit.
Foto ilustruese: Vesa Linja-aho (CC BY 2.0); Wikimedia Commons.
Përshkrimi
Ndarësi hap qarkun pa ngarkesë dhe krijon një ndarje të dukshme, që punonjësit të punojnë të sigurt në linjë. Ofrojmë ndarësa për jashtë, që montohen në shtylla, dhe për brenda, për kabina dhe cela. Ndarësat me ngarkesë mund të hapin edhe rrymën e punës, ndërsa versionet me siguresa mbrojnë transformatorin.
Ku përdoret
Linja ajrore TM në shtylla
Kabina transformimi
Nënstacione dhe cela
Seksionim i rrjetit për mirëmbajtje
Të dhëna teknike
Tensioni
12, 24, 36 kV
Rryma nominale
400, 630, 1250 A
Llojet
Ndarës, ndarës me ngarkesë, ndarës me siguresa
Komanda
Me levë manuale ose me motor
Thikat e tokëzimit
Opsionale
Standardi
IEC 62271-102, IEC 62271-103
