Kabllo komandimi dhe sinjali

Kabllo komandimi

Kabllo shumëbërthamore me përcjellës bakri fleksibël, me ose pa ekran, për komandim, matje dhe transmetim sinjalesh.

300/500 V Bakër fleksibël Me ose pa ekran 2 – 61 bërthama

Ofertë pa detyrim, me çmim dhe afat dorëzimi.

Disponueshmëria: na pyesni për stokun dhe afatin e dorëzimit.

Foto ilustruese: Adamantios (CC BY-SA 3.0), Bahntech (CC BY-SA 3.0); Wikimedia Commons.

Përshkrimi

Kabllot e komandimit lidhin sensorët, butonat, relet dhe pajisjet automatike në impiante dhe kuadro. Bërthamat kanë numra ose ngjyra për identifikim të lehtë. Versionet me ekran (LiYCY, NYSLYCY) kanë rrjetë bakri që i mbron sinjalet nga ndërhyrjet elektromagnetike, gjë e domosdoshme pranë motorëve dhe inverterëve.

Ku përdoret


Automatizim industrial

Kuadro komandimi dhe mbrojtjeje

Sisteme matjeje dhe sinjalizimi

Nënstacione dhe cela TM

Të dhëna teknike

Tensioni nominal

300/500 V (NYSLY), 250 V (LiYCY)

Përcjellësi

Bakër shumë fleksibël, klasa 5

Izolimi

PVC

Ekrani

Rrjetë bakri e kallajosur (versionet CY)

Mbështjellësi

PVC, gri

Standardi

VDE 0245, VDE 0812

Seksionet

0,5 – 2,5 mm², 2 deri 61 bërthama

Produkte të ngjashme

Bërthama fleksibël me mbaresa
H05VV-F 300/500 V · Cu fleksibël · PVC Kërko ofertë →
Instalim i paneleve diellore në çati
Kabllo solare H1Z2Z2-K 1,5 kV DC · Cu i kallajosur · pa halogjen Kërko ofertë →
Kabllo NYY-J
N2XH 0,6/1 kV · Cu · pa halogjen Kërko ofertë →